Kosovë – Grossman, populli të ketë besim tek situata në vënd

“Vendimet e Gjermanisë dhe Spanjës i tregojnë popullit të Kosovës se duhet të bëjë akoma më shumë për një shoqëri demokratike, tolerante dhe shumetnike”, theksoi Grossman. Përsa i përket cështjes së krizës ekonomike, Grossman u shpreh se ajo nuk do të ndikojë në interesimin e SHBA-së për Ballkanin. “është me rëndësi që dyert e NATO-s dhe të BE-së të mbeten të hapura, në mënyrë që popujt e Serbisë, Maqedonisë dhe të Ballkanit të kenë një ide për të ardhmen e tyre, ashtu si ndodhi me popujt e Shqipërisë dhe Kroacisë”.

Advertisement