Zyra e Solanës njofton se takimi do të jetë mundësi për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet Kosovë-Bashkimi Evropian dhe çështjet e tjera me interes të përbashkët. Thaci pritet të kërkojë përshpejtimin e procesit të integrimit të shtetit më të ri të botës. Ai do ta njohë Solanën me progresin e bërë nga vëndi dhe reformat e qeverisë për zbatimin e kritereve demokratike për integrim.