Serbi – Të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën

Sipas Terral, autoritetet e Serbisë duhet të mendojnë sesi të përparojnë dialogun me Prishtinën, ndërsa sa u takon vendeve të BE-së të ndihmojnë në këtë proces. “Vështirë mund të imagjinojmë që Serbia mund të hyjë në BE, dhe të ketë marrëdhënie antagoniste me Kosovën. Evropa çdo vendi të Ballkanit i ofron perspektivën e kyçjes, por politika jonë është edhe favorizimi i marrëdhënieve të mira në rajon”, është shprehur ambasadori francez. Terral mohoi mundësinë që Franca të ndryshojë qëndrimin në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare i Drejtësisë do të jetë në favor të Serbisë. Duke folur për misionin e BE-së në Kosovë, ambasadori francez shprehet i kënaqur me rezultatet e EULEX-it, duke thënë se ky është një proces në vetë fillimin e tij.

Advertisement