Opozita e ka cilësuar këtë pikë si një goditje të fortë që i bëhet Luftës Nacional Clirimtare, por edhe vetë ish-të përndjekurve të cilët sipas ligjit të ri barazpeshohen me kolaboracionistët e pushtuesit. Megjithatë, mazhoranca e ka miratuar këtë ligj, që duke marrë për bazë deklaratat e kryeministrit ditën e hënë mund të pësojë ndryshime të tjera duke zgjeruar në mënyrë të mëtejshme rrethin e përfituesve edhe me ata që gjatë kohës së komunizmit njiheshin si grupe diversante. Ndërkohe opozita nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit edhe për atë që nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace e quajti zaptim dhe rrëmbim i tokave dhe ambienteve të institucioneve të ndryshme në të gjithë vëndin. “Zhvatja ndaj të gjithëve është kryer në mënyrë qeverisje, ku përfitojnë qeveritarët dhe ata që i rrinë përreth”, u shpreh Brace.