Burime zyrtare nga OSSH bënë të ditur se “zjarri i rënë rreth orës 07:00 të mëngjesit, i cili u shua në kohë nga forcat zjarrfikëse, ka shkaktuar defekt të rëndë në nënstacionin e Uzinës Traktori”. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se pa energji janë Ruga e Elbasanit, zona e Ali Demit, Qyteti Studenti, Shkoza dhe zona e Porcelanit. Të njëjtat burime bënë të ditur se grupet e avarisë së OSSH ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defektit. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vëndin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende janë të paqarta shkaqet, që cuan në rënien e zjarrit.