Tiranë – Në maj shtesë mbi përfitim për moshën e tretë dhe ata që përfitojnë pension

Përllogaritjet për secilin pensionist do të përfundojnë brënda këtij muaji, sipas formulës së llogaritjes dhe njëkohësisht shtesën sipas vendimit të qeverisë. Sipas Këshillit të Ministrave, në muajin maj do të ketë shtesë me 10% për pensionet e qytetit dhe pagesë me 20% për pensionet e fshatit. Rritja me 10% më shumë në fshat bëhet për të ngushtuar diferencat e pensioneve të fshatit dhe qytetit të krijuara gjatë viteve. Data 1 maj, si dita e marrjes së shtesës, është përcaktuar më herët këtë vit, edhe si pasojë e mbingarkesës së administratës, me rastin e fushatës zgjedhore në muajin korrik.

Advertisement