Angli – Fillon sot punimet samiti i G20

Ata pritet të forcojnë rregullat bankare në përpjekje për të mos përsëritur krizën në të ardhmen. Pjesëmarrësit do të angazhohen për nxitjen e rritjes ekonomike, por nuk duket se ka qëllime specifike për shpenzime qeveritare shtesë. Samiti i Grupit 20 po përcillet me demonstrata në Londër, të cilat mbrëmë janë zhvilluar afër Bankës angleze. Pas protestave të djeshme, sot priten manifestime të tjera. Policia sqaroi se ka arrestuar 87 persona dhe ka ngritur akuza për 4 prej tyre. Masat e sigurisë janë forcuar në Excel Centre, ku do të mbahet samiti. Liderët botërorë do të kenë një mëngjes pune dhe më pas do të nisin bisedimet, që do të zgjasin mbi katër orë.

Advertisement