Tiranë – Një muaj afat për letërnjoftimet për shtetasit pa pasaportë

Në rast se punonjësit e gjëndjes civile lejojnë aplikimin e shtetasve me pasaportë brënda kësaj periudhe, kostoja e aplikimit do t’i ngarkohet punonjësit të gjëndjes civile. Ndërkaq, për shtetasit që disponojnë pasaportë, procedura e aplikimit do të nisë në datën 1 maj. Nga ky rregull, bëjnë përjashtim qytetarët që kanë aplikuar brënda datës 31 janar, për të cilët pajisja do të vazhdojë rregullisht. Në njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, procedura e aplikimit për shtetasit me pasaportë do të fillojë më 1 qershor.

Advertisement