Nga ana amerikane në grup do të bëjnë pjesë sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe sekretari i Thesarit, Tim Geithner. Takimi i parë është parashikuar për në verë, ndërkohë që në gjysmën e dytë të vitit 2009 presidenti Barack Obama do të vizitojë Kinën me ftesë të homologut Hu Jintao.