“Niveli i taksave vendore në bashkinë e Tiranës është ai i vitit 2007 dhe nuk ka ndryshuar përkundrazi për disa kategori ne i kemi ulur. Nuk duhet të ngatërrojmë taksat me tarifat e shërbimit”, u shpreh Belinda Ikonomi, drejtoreshë e Tatim Taksave në Bashki. Ikonomi ndërkohë jep fakte se është pikërisht qeveria, e cila me skemën e re të taksimit për bizneset e vogla i ngarkon ata me më shumë detyrime. “Biznesi ndjen që taksat janë dyfishuar, si pasojë e hyrjes së skemës së re. Bizneset më të goditura do të jenë ato të profesioneve të lira, por dhe ato të prodhimit, që kanë vështirësi në evidentimin e shpenzimeve”, u shpreh Ikonomi.