Tiranë – Banka Qëndrore paralajmëron për sfidat e ekonomisë

Banka parashikon se megjithëse rritja ekonomike gjatë vitit 2009 do të jetë pozitive, ajo do të jetë ndjeshëm më e ulët se një vit më parë. Ndërkohë dhe kreditimi i sektorit publik, por në vecanti atij privat, sipas Bankës Qëndrore, gjatë këtij viti do të jetë me vellime më të vogla dhe kosto të larta, cka do të krijojë për ta vështirësi financimi. Për këto arsye, parashikon banka, do të ngjallet pasiguri për vëndet e punës. Sipas Bankës Qëndrore, kriza ndërkombëtare do të përfshijë të gjitha vëndet, por efektet e saj do të varen sipas natyrës së secilit vënd. Shqipëria, thotë banka, është në gjëndje të përballojë efektet negative pasi ka fleksibilitet, bankat kanë ekspozim të ulët ndaj rrezikut dhe  ka ende nivele të përshtatshme të disa treguesve ekonomikë si deficitin buxhetor. Por kjo situatë paralajmëron, Banka e Shqipërisë, nuk mund të kalojë pa e përshtatur ekonominë me situatën aktuale. Ndaj Banka e Shqipërisë kërkon nga autoritetet publike të kryejnë monitorime të pandërprera të situatës dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Advertisement