Tiranë – Në 2008 dyfishohen rastet e dyshimta për pastrim parash

Pas analizimit financiar janë derguar pranë organeve ligjore 29 prej tyre. 63 raste te tjera jane ende ne në proces analizimi. “Shqipëria është ekonomi informale dhe kjo e bën atë mjaft të rrezikuar. Janë me qindra mijëra eurot, dollarët, lekët që janë bllokuar”, u shpreh Doci. Burime nga Drejtoria e Pastrimit të Parave bëjnë të ditur se vitin e kaluar tre nga rastet e dyshuara për pastrim parash implikojnë persona të ekspozuar politikisht. Por Doci nuk i ka bërë emrat e tyre publik. Sipas tij pjesa më e madhe e parave të pista që pastrohen vijnë kryesisht nga droga dhe trafiqet dhe një pjesë e mirë e tyre transferohen në shtete të tjera, kryesisht Turqi, Gjermani dhe Kinë, por Doci nuk deklaroi as dhe cilat sektore në ekonominë shqiptare janë të pritur për pastrim parash.

Advertisement