Gjirokastër – Hapet Zyra e Informacionit në Gjykatën e Shkallës së Parë

Ambasadori amerikan, John Withers, i pranishëm në ceremoni deklaroi se drejtësia është një nga shtyllat kryesore të demokracisë.  “Nuk ka asgjë më të rëndësishme në një shoqëri se sa sistemi gjyqësor, që është themeli i një shoqerie që bazohet mbi sistemin e drejtësisë. Shteti i së drejtës është baza e cdo demokracie”, u shpreh Withers. Ndërsa zëvëndëskryetarja e prezencës së OSBE-së ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare. “Ndihmoni për të vendosur axhendën politike në kuvend, por lini institucionet gjyqësore të veprojnë të qeta”, u shpreh Renate Herrmans. Ministri i Drejtësisë Alibeaj ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet e qeverisë që ai përfaqëson. Në të gjithë vendin janë realizuar 9 projekte të tilla të ngjashme.

Advertisement