Liberalizimi i vizave për Ballkanin Perëndimor në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

“Ne dëshirojmë të çojmë përpara çështjen e udhëtimit pa viza. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetasit e vëndeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Rehn. Duke folur në Parlamentin Evropian, Rehn theksoi se pavarësisht tendosjes në zgjerimin e bllokut 27-anëtarësh, Komisioni Evropian mund të rekomandojë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti heqjen e vizave për disa vende të Ballkanit, nëse ato arrijnë progres në kryerjen e reformave të ndërmarra. Rehn, deklaron se vënde të Ballkanit, si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia janë në perspektivën europiane, por kriza po pengon zgjerimin e bllokut.

Advertisement