Gjatë qëndrimit në Kopenhagen, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmusen, Kryetarin e Parlamentit danez, Thor Pedersen, si dhe një sërë personalitetesh të larta të Mbretërisë së Danimarkës. Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi i Shqipërisë në NATO, aplikimi nga vendi ynë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave me BE-në, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare, do të jenë disa prej temave ku do të përqendrohen bisedat në këto takime.