Kuvendi ka shtyrë miratimin e projekligjit në tërësi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurëve politikë. Projektligji u votua ne parim dhe nen per nen nga deputetet e mazhorances, nderkohe qe pritej te behej votimi ne teresi i tij. Opozita paralajmeroi qendrimin kunder, nderkohe qe kishte braktisur sallen perpara votimit perfundimtar. Gjate seances nisma ligjore eshte mbrojtur nga vete kryeministri Berisha i cili i cilesoi ndryshimet si nje akt te madh njerezor. “Amendamentet jane standard per ligjin, me to behet nje akt i madh njerezor. Eshte trilluese te thuhet se ne po shperblejme kriminele lufte. Perkundrazi, shperblejme viktimat e krimeve kunder njerezimit”, ka deklaruar Berisha. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj se, “projektligji për ish-të pëndjekurit e regjimit komunist dëmshpërblen kolaboracionistët”. “Me këtë p/ligj po dëmshpërblehen ata që kanë qënë kolaboracionistë dhe këto janë të pakrahasueshme, janë antipode. Me këtë projekt keni diskriminuar familjet e dëshmorëve dhe po shpërbleni kolaboracionistët, duke zgjeruar bazën e dëmshpërblimit”, tha Leskaj. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi u shpreh se projektligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurëve nuk u kthen atyre borxhin, por u lehtëson dhimbjet për vuajtjet e diktaturës. “Ne nuk mund t’u kthejmë të përndjekurve borxhin që u shkaktoi diktatura komuniste, me vrasjet, burgimet e padrejta dhe interrnimet, që ju po i mbroni. Ne, sot si shtet i së drejtës, të paktën moralisht do të mundohemi t’u lehtësojmë dhimbjen e shkaktuar në vitet e diktaturës, ndërsa ju po bëni të kundërtën”, tha kryetari i deputetëve të PD-së. Drafti i paraqitur sot në Kuvend është propozim i Ministrisë së Drejtësisë. P/ligji parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të sistemit komunist të ekzekutuar padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944-1 tetor 1991.