Kroaci – Sllovenia hap rrugen per anetaresimin ne NATO

Sllovenia i hapi rrugen ne minuten e fundit anetaresimit te Kroacise ne NATO. Aderimi kroat rrezikohej nga nje grup nacionalist slloven, i acaruar nga mosmarreveshjet e vazhdueshme per nje segment te vogel toke ne kufirin mes dy vendeve, konflikt qe i shkaktoi Zagrebit shume veshtiresi. Grupi shpresonte te arrinte mbajtjen e nje referendumi nese Sllovenia duhej ta bllokonte apo jo perpjekjen e Kroacise per anetaresim, por nuk arriti te mbledhe firmat e nevojshme. Pavaresisht hapit te Sllovenise, tensionet mes dy vendeve mbeten te pranishme. Sherri per zonen kufitare ishte nje problem i bartur ne kohe, duke qene se daton qe kur keto shtete shpallen pavaresine nga Jugosllavia. Kroacia se bashku me Shqiperine po pergatiten t’i bashkohen Aleances Veri-Atlantike gjate samitit te Strasburgut kete fundjave. NATO do ta shenoje 60-vjetorin e krijimit me nje ekspansion simbolik.
Advertisement