Në nisje të seancës, deputeti Ruçi i kërkoi Topallit marrjen parasysh të kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për ngritjen e një komisioni hetimor brenda afatit të parashikuar nga rregullorja e Kuvendit. “Sipas ligjit brenda 5 ditëve duhet të shqyrtohet dhe të futet në axhendën e parlamentit për t’u ngritur e funksionuar komisioni hetimor”, tha Ruçi. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kujtoi Ruçit se nga dita e enjte, kur në Kuvend është depozituar kërkesa, jemi ende brenda afatit ligjor. Ngritja e komisionit hetimor, vijoi Topalli, do të bëhet në fund të punimeve të kësaj seance.  

Advertisement