Rama kërkoi zgjerim të koalicionit të majtë dhe forcim të raporteve me aleatët. “Duhet të forcojmë raportet tona me aleatët në bazën e partneritetit të drejtë me njëri tjetrin. Ne duhet të shohim interesat e zgjedhësve dhe jo interesat e ngushta politike”, tha Rama. Rama gjithashtu shpalosi elementët bazë të platformës elektorale, me të cilët do dilet në fushatë për të kërkuar votën e qytetarëve. Kreu i PS, Edi Rama, i bëri një apel të veçantë drejtuesve të bashkive dhe komunave, që drejtohen nga socialistët, që nga janari i vitit 2013 të dalin në fushatë derë më derë për t’u treguar shqiptarëve programin e PS-së. “Duhet të sillemi sa më mirë me elektoratin. Nuk duhet të kemi arrogancë. Duhet të bëjmë një punë të madhe me të pavendosurit”, u shpreh Rama. Asamblea Kombëtare e PS-së, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, miratoi në parim platformën për strategjinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Advertisement