Faji ka qenë i gjithi i një casting të papëlqyeshëm, gati të neveritshëm, në të cilin i kanë kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale në këmbim të rolit. “Hyra në dhomë dhe një tip më shtriu në tavolinë, një eksperiencë e shpifur”,- ka treguar aktorja. Megjithatë ka preferuar të mos tregojë identitetin e mashkullit apo titullin e filmit për të cilin bëhej fjalë. Edhe pse fillimi i të qënit pjesë e industrisë së kinematografisë ka nisur jo fort mbarë për Susan Sarandon, ajo ja ka dalë mbanë të jetë e suksesshme pa bërë kompromise të tilla seksuale. Aktorja gjatë intervistës së saj për revistën ELLE ka pranuar se ka qenë e ngacmuar seksualisht gjatë provave të saj të para, ndaj ka qenë gjithnjë e ndjeshme ndaj rasteve të abuzimit seksual. Në vitin 2010 ajo bëri publik një peticion në favor të viktimave të trafikimit seksual.

Advertisement