Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha i bëri sërish kruet të opozitës të bashkëpunojë për miratimin e ligjit të Gjykatës së Lartë, ligjit për administratën dhe reformën parlamentare. “Uroj që këto ligje të votohen këtë javë ose javën tjetër pasi janë gati nëse nuk ekziston vullneti për ti bllokuar ato” tha Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha ofroi sërish si zgjidhje për qarkun e Fierit mocionin e votëbesimit ndërsa citoi edhe ligjin për këshillin e qarkut dhe këshillat komunalë. “Zgjidhja është mocion votëbesimi në të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut Fier. Ftoj Ramën të zbatojë rregullat më elementare të funksionimit të organizmave të zgjedhur që nuk mund të qëndrojnë në vendin që kanë nëse humbasin shumicën” tha Berisha. Gjithashtu kreu i qeverisë iu referuar edhe reformës parlamentare dhe ligjit për administratën për të cilat theksoi se mazhoranca është e gatshme për kompromis me opozitën. “Kryetari i opozitës ka të drejtë për çdo nen të ligjit të flasë 20 minuta. Ka të drejtë që në një ligj me 100 nene të flasë 2 mijë minuta por nuk mund të ketë 2 kryeministra. Me këto që kërkon ai i thotë popullit se unë nuk fitoj dot dhe unë dua këto rregulla. Unë i bëj thirrje të bashkëpunojmë. Urdhëroni të bëjmë kompromisin, sepse e vërteta është se nëse bllokon këto reforma bën gabime të pallogaritshme. Bëni vërejtjen e ligjit për administratën. Të ruajmë standartet dhe ti votojmë bashkarisht” shtoi Berisha. Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së për grevën e urisë të ish të burgosurve politikë, duke e quajtur atë tërësisht politike dhe që menaxhohet nga një kriminel ordiner. “Greva e urisë është kryekëput politike, e cila u ndërmor nga një grup njerëzish i vogël që prej 20 vjetësh i është kundërvënë për arsye politike PD-së. Grevën e tyre e menaxhon një kriminel ordiner i vendosur për të damkosur vuajtjen e të dënuarve politikë e stisur nga segmentët më të zeza. Nuk mund të zgjidhej një zëdhënës përveç Tufës që për vite të tëra ndërtoi bordellon në mes të Tiranës dhe shfrytëzonte gra e vajza për tu pasuruar vetë, nuk është rastësisht i përzgjedhur ai, është përzgjedhur me kujdesin më të madh”- tha Berisha. Ai u ka bërë thirrje familjarëve të mos lejojnë njerëzit e tyre të përlyehen nga individë si këta që nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin e tyre. Berisha ka garantuar zbatimin me korrektesë të ligjit për të dëmshpërblyer ish të përndjekurit dhe ka deklaruar se pas transhit të parë kanë nisur procedurat edhe për të dytin.