Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm Edvin Kulluri, ka deklaruar se Ministria ka zbatuar të gjitha procedurat sipas ligjit për pronat. “Ministria i ka bërë publike çdo ditë pronat e tepërta të ushtrisë pjesë e të cilave janë edhe pronat e deklaruara nga deputeti Balla. Deklaratat e Ballës përbëjnë një nxitje që listës së 71 pronave që ia janë transferuar pushtetit lokal për privatizim ti shtohen edhe prona të tjera siç e parashikon ligji. Rreziku që i kanosej Shqipërisë nga vendet imperialiste sot është shndërruar në marrëdhënie shumë të mira” tha Kulluri. Ndërkohë ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar sërish ministrinë e mbrojtjes se po shet aerodromin e ushtrisë në Vlorë ndërkohë që kjo pronë e cila ndodhet brenda vijës së verdhë të Bashkisë mund të përdorej për nevojat e komunitetit.