Kryeministri Berisha u shpreh se “Qeveria autorizon sipërmarrjen e KESH-it të marrë kredi prej 40 milionë eurosh, për dy qëllime kryesore. Qëllimi i parë që të bëjë import të energjisë, pasi këtë detyrim ligjor kontraktual kompania CEZ nuk e ka përmbushur. Në këto kushte, për të përballuar situatën e krijuar nga mospërmbushja e këtij detyrimi shumë të rëndësishëm, autoritetet shqiptare duhet të autorizojnë KESH-in për të importuar energji dhe, natyrisht, të garantojnë edhe shumën e domosdoshme për importin e saj”. Ne, vijoi Berisha, “jemi të përcaktuar që, për sa kohë të ketë energji të treg, shqiptarët nuk do të mbeten pa energji. Ky është përcaktimi ynë. Një pjesë të kësaj kredie, KESH është i autorizuar ta përdorë për të blerë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e reja, të cilat kanë bërë investimin dhe tani janë shndërruar në një burim të rëndësishëm furnizimi me energji të vendi. Një burim gjithnjë në rritje, KESH-i do të shlyejë detyrimet që ka ndaj këtyre kompanive”.  

Advertisement