Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Brace gjate fjales se tij ne parlament e ka vene theksin tek kushtet e personave te verber, te cilet sipas tij jane lene ne harrese nga qeveria. Brace ka theksuar se qeveria duhet te garantoje kushtet per kete kategori, ne menyre qe edhe ajo te integrohet ne shoqeri. “Prisja qe sot nje prej anetareve te kabinetit te kishte nje pergjigje per nje kategori sociale ne nevoje qe ndryshon nga ne. Behet fjale per te verberit, qe prej kohesh kerkojne te drejtat e tyre. Kerkesa e 10 mije te verberve eshte indeksimi i pageses se tyre qe nga viti 2005, gje qe nuk ka ndodhur. Per kete une do te doja te terhiqja vemendjen tuaj ne menyre qe kjo kategori te marre ate qe meriton”, ka deklaruar Brace. Me tej Brace ka ngritur shqetesimin e tij edhe per punetoret e kompanise “ARMO”, te cilet nuk po marrin rrogat dhe pensionet e tyre. “Dua te ngre edhe nje shqetesim per “ARMO”, ku mbi 600 punetore nuk po marrin dot pensionet dhe shperblimet qe iu ishin garantuar pas privatizimit. Ata nuk po marrin rreth 3 milione e gjysme dollare qe eshte haku i punes se tyre”, ka pohuar Brace. Te njejtin denoncim deputeti socialist ka bere edhe per punetoret e kompanise “Albpetrol”, qe eshte ne veshtiresi financiare, “4 mije punetoret e se ciles nuk mund te lihen pa rroge”.