Vlore – Fillon shperndarja e leternjoftimeve elektronike

Eshte dhene ne Vlore karta e pare e identitetit nga 12 mije aplikime qe jane bere prej disa javesh. Numri i kartave qe jane prodhuar dhe qe do shperndahen gjate ketyre diteve eshte rreth 6200, ndersa ne gjithe qarkun duhet te pajisjen me karta rreth 98 mije persona. Ne kete qark ne disa komuna ende nuk ka nisur procesi i instalimit te impianteve ku mund te behen aplikime. Ne gjithe qarkun jane rreth 22 mije persona qe nuk kane asnje dokument identifikimi te cilet nese nuk pajisen ne kohe me kartat e identitetit nuk mund te votojne ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Advertisement