Kryeministri i vendit, Sali Berisha, konsideroi akuzën e Partisë Socialiste për Ministrinë e Mbrojtjes, lidhur me shitjen e armëve kompanive të dyshmita dhe njerëzve që bëjnë pjesë në listën e zezë të OKB-së, siç pretendojnë socialistët, “një fushatë të organizuar shpifjesh”, ndërsa akuzoi opozitën se është e përlyer në trafiqe të shumllojta. “Është një fushatë e organizuar, e strukturuar shpifjesh, trillimesh banale ndaj një institucioni që përfaqëson vendin me dinjitet edhe në zonat më të nxehta ku vendi operon. Në rast se e keni ndjekur për 2 muaj rresht, kur shpifën dhe trilluan se është përgjuar opozita e amabasadat dhe nuk sollën dot dhe as një fakt të vetëm. E vërteta është krejt tjetër, këtyre iu djeg shumë tregtia transparente se kanë histori lyerjesh dhe përlyerjesh në trafiqe, të përfolura dhe të denoncuara, të shumllojshme”, nënvizoi Berisha Kreu i ekzekutivit u shpreh gjithashtu edhe në kuadër të debatit të reklamave shtetërore, duke theksuar se të gjitha reklamat janë ndarë në tre televizonet kombëtare, TVSH, TV Klan dhe Top Channel, por në raste të caktuara Top Channel me një gjest miqësor ka kërkuar mirëkuptimin, duke njoftuar se jo në çdo kohë që duam ne mund ta trasmetojë reklamën tonë. Nuk ka asnjë lloj diskriminimi ndaj tij”, tha Berisha “Që nga viti 2006 deri në vitin 2011, pra ditën që iku nga Bashkia, tha kryeministri, miliona euro, dollarë, lekë u janë dhënë vetëm tre mediave të dashura të tij, Top Channel, Vizion Plus dhe News 24, ndërsa nuk u është dhënë as edhe një qindarkë mediave të tjera. Të thotë TV Shijaku, të thotë Ora News apo ndonjë kanal tjetër televiziv, kanë marrë apo jo ndonjë qindarkë nga kreu i opozitës?. Prandaj, informoj qytetarët shqiptarë që nëse kjo qeveri aktualisht ka lënë diçka mangut, ajo është reklama dhe informimi mediatik në median e shkruar dhe telvizive, pasi ne kemi shpenzuar 4-6 herë më pak se të gjitha vendet e Ballkanit për këtë çështje”, vlerësoi Kryeministrit. Kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për ish-të përndjekurit politik duke u shprehur se të gjithë ata kanë marrë këstin e parë dhe se kjo shtresë është mbështetur gjithnjë nga partia demokratike. “8 vite në pushtet PS, në mentalitetin e vjetër të partisë së origjinës nuk u dha qoftë dhe një qindarkë. 8 vite PS i privoi nga të gjitha të drejtat ligjore. Sepse ajo që bëmë ne ishte bazuar në ligjet e vendit. Dhe ju s’mund të shkruani në gazetën tuaj qoftë dhe një ndihmë të vetme që PS i dha kësaj shtrese”, theksoi Kryeministri. Ne, theksoi Berisha, “kemi vendosur dëmshpërblimin e plotë për ekzekutimin për format e tjera. Mbi këtë platformë janë shpërndarë miliarda lekë gjatë këtyre viteve. Vazhdon dhënia e këstit të dytë. Tek kësti i dytë është marrë një vendim me kërkesën e tyre, që të përparësohen ata që janë mbi 65 vjeç”. Sipas Kryeministrit, kuadri ligjor është amenduar tërësisht në inters të tyre. Në lidhje me ish të përndjekurit që po zhvillojnë grevën e urisë, Berisha u shpreh se, “kam repekt për këdo që bën grevë. Kur këta zotërinj përdorin kamerën dhe thonë se nuk kanë marrë asnjë këst po thonin një të pavërtetë të madhe. Sepse secili prej tyre në përputhje me ligin e vet ka marrë këstin e parë dhe të dytë. Por të dytin e marrin në fillim ata që janë mbi 65 vjeç. Ligji thotë që nuk përfitojnë ata që nga një datë e caktuar e vitit 2010 nuk kanë sjellë dosjen”. Duke iu përgjigjur gazetarëve Kryeministri u ndal edhe tek debati për mandatin e Ina Ramës. “Kam besim te plotë të ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti dhe votohet në Kuvend. Pra Presidenti është një ish-ministër i Drejtësisë dhe për definicion është një njeri i ligjit. Ka këshilltarët e tij të zgjedhur në funksion të problematikës që shqyrton Presidenti dhe nuk kam koment tjetër përveç besimit të plotë se z. Nishani do të zbatojë me përpikmëri ditën që është votuar në Kuvend”, tha Berisha. Sipas Kryeminsitri, “Rama e fyen të majtën shqiptare duke i thënë të bashkohemi me çdo fundërrinë vetëm për të rrezuar Sali Berishën”. Kreu i qeverisë tha se kur e fyjenë të majtën dhe kërkojnë ta përlyejnë në këtë mënyrë harrojnë se ky krah politik ka një vlerë për vendin dhe ka një rol për të luajtur. Në lidhje me alencën PD-LSI, kreu i ekzekutivit u shpreh se alenca funksionon shumë mirë. “Ka një alenca që funksionon në përputhje me një marrëveshje të firmosur. Aleanca funksionon plotësisht. Rëndësi ka të mos ketë problematika të caktuara. Kjo aleanca ka pasur arritje historike”. Së dyti, vijoi kreu i qeverisë, “PD në zgjedhjet e kaluara doli koalicion kryesor dhe bëri koalicion me LSI-në, me një vendim të saj. Në sensin që nuk u josh nga ofertat e dhjetra milionë euorve të bëra nga z. Rama, por për të mirën e vendit vendosi që koalicioni duhej bërë me koalicionin fitues dhe ky ishte koalicioni i PD”. Berisha theksoi se PD mbetet e hapur plotësisht për aleancë me LSI-në, pasi PD është parti e aleancave. Në diskutimin e gjatë me median shefi i mazhorancës ka folur për shumë çeshtje të rëndësishme duke deklaruar se qeveria do bëjë gjithcka për integrimin dhe marrjen e statusit. Vetëm pak ditë para shpalljes së vendimit për statusin e vendit kandidat në BE, Kryeministri Berisha theksoi se po vijohet me përmbushjen e kritereve, por për fat të keq opozita shqiptare është e vetmja në Europë e cila nuk ka votuar reformat e kërkuara. “Kryetari i PS-së, Edi Rama, pasi votoi në parlament nën presionin e tmerrshëm të bazës socialiste dhe kërkesës sonë për referendum, heqjen e imunitetit tani kërkon të bëjë pazar me qarkun e Fierit, në të kundërt nuk jep votën për ligjin për Gjykatën e Lartë”, tha Berisha. Sipas tij, “Gjykata e Lartë i ka hedhur poshtë pretendimet, por ka thënë se ky vendim qëndron derisa të zgjidhet në themel çështja”. “Kjo është një çështje për zgjidhje në sistemin gjyqësor dhe unë jam i vendosur të respektoj çdo vendim të gjykatës, por parimet themelore nuk cënohen kurrë”, vijoi Berisha. Kryeministri theksoi se “Kreu i PS-së, Edi Rama e përdor këtë si preteks, pasi dihet që këto janë ditët para dhënies së vendimit për statusin e vendit kandidat dhe kërkon që kjo të ndikojë negativisht”.