Kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, njoftoi se në parlament për votim do të kalojnë kandidaturat e Marsida Xhaferllarit dhe të Lefterie Lleshit. Mbledhja e djeshme e komisionit nxori katër kandidatura, të përzgjedhura mes 18 aplikantëve, atë të Marsida Xhaferllarit, Lefterie Lleshit, Endrit Rekës dhe Haki Mustafës. Por, dy emrat e fundit u kundërshtuan nga opozita, me argumentin se nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe duhet të ishin skualifikuar më parë. Kryetari i KQZ-së, që për herë të parë do të jetë një grua, zgjidhet nga parlamenti me 71 vota.