Tiranë | Brace: dokumentat e publikuara nuk janë sekret shtetëror

Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Erjon Braçe, theksoi se “dokumentet që ne kemi publikuar janë të gjitha urdhra publikë dhe kontrata tregtie, të cilat kanë të bëjnë dhe zbulojnë një korrupsion masiv, që kërcënon sigurinë kombëtare në këtë vend”. Sipas tij, këto dokumente nuk kanë të bëjnë fare me përcaktimin e termit siguri kombëtare nga ligji për klasifikimin e dokumenteve shtetërore. Duke paraqitur para mediave edhe njëherë dokumentet e publikuara edhe më herët nga PS-ja, deputeti Braçe theksoi se “asnjë prej tyre nuk ka siglën e klasifikimit si sekret shtetëror”. “Po bëj paradën e dokumenteve që kemi publikuar për 8 ditë me radhë me qëllim që çdo shqiptar që dëgjon një ministër të pandërgjegjshëm që ka humbur qetësinë, që është në panik, sepse është kapur në flagrancë, të ketë të qartë që ne kemi qenë të përgjegjshëm ditë pas dite në denoncimet tona”, tha Braçe.  

Advertisement