Duke marrë fjalën në Kuvend, pas z. Ruçi i cili tha se në axhendën e Kuvendit duhet të ishte përfshirë miratimi i kandidatëve për kreun e KQZ-së, Patozi u shpreh se opozita edhe me këtë çështje kërkon të bëjë pazar. “Përgjegjësja e vetme për kapërcimin e afatit kohor për konstituimin e KQZ-së është opozita, pasi i kam kërkuar z. Ruçi, në respekt të Kodit të ri t’i paraqesim njëri-tjetrit kandidaturat. Z. Ruçi më kërkoi kohë. Ai tani akuzon mazhorancën. Ruçi e bllokoi procesin, duke e çuar atë në kalendat greke që sot të kërkojë pse nuk konstituohet KQZ’, deklaroi Patozi Ruçi dhe zotërinjtë e PS, theksoi Patozi, duhet të dinë që zgjedhjet nuk fitohen as me kodin elektoral, as me anëtarët e KQZ-së. “Në vitin 2009 tentuat që t’i linit barrën e fajit për humbjen tuaj, Kastriot Islamit, pasi ishte një nga bashkëkryetarët e komisionit Ad-Hoch, pastaj fajësuat 20 mijë komisionerët e PS, duke përjashtuar ata qëndrorët. Komisionerët qendrorë i hoqët sot, duke u lenë edhe atyre një pjesë të fajit. Zgjedhjet fitohen me qytetarët, prandaj zhbllokoni komisionin e Ligjeve, bëni detyrën tuaj si opozitë dhe ne jemi gati të votojmë që nesër KQZ-në”, deklaroi Patozi.