NATO ka hartuar nje projekt per integrimin ne shoqeri te me shume se 1300 anetareve te TMK-se qe nuk u perfshine ne Forcen e Sigurise se Kosoves. Projekti ka nje vlere prej 13 milione eurosh dhe do te zbatohet nga UNDP dhe Agjencia per Perkrahjen e Punesimit. Projekti ne fjale ka si qellim integrimin ekonomik te ish-pjesetareve te TMK-se, te cileve do t’iu krijohet mundesia edhe per hapjen e bizneseve private. Sipas burimeve, shuma e parashikuar per hapjen e bizneseve private, ose vetepunesimi eshte 2500 euro.