Presidenti i Korese se Jugut eshte shprehur i bindur se leshimi i nje sateliti nga Koreja e Veriut do te demtoje negociatat gjashtepaleshe per carmatimin berthamor. Ne nje interviste per “Financial Times” per leshimin e mundshem te nje rakete satelit nga vendi komunist me 4-8 prill, Lee Myung Bak u shpreh per rrezikun qe vjen nga nje test raketor. Sipas tij, kjo mund te kete lidhje direkte me rinisjen e mundshme te programit berthamor te Korese se Veriut. “Planet per leshimin e satelitit perbejne kercenim serioz, pasi mund ta ndihmojne vendin te siguroje teknologjine per prodhimin e armeve berthamore”, tha presidenti. “Ekziston rreziku qe testi balistik te mund te jete lidhur ne menyre direkte me rifillimin e programit berthamor ne Veri”, ka deklaruar Lee Myung Bak. Sipas tij, nuk eshte ne interesin e askujt qe te testohet nje rakete.