Sipas një burimi për New York Daily News, Kim dhe Stacy janë takuar fillimisht në stadiumin e Yankee, në koncertin e Madonnës. Kim ishte e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë Jonathan Cheban, i cili është në të njëjtën kohë dhe mik i Stacy-t. Burimi thotë se ato kanë qënë mikesha edhe më parë por asnjëherë kaq të ngushta. Stacy dhe Kim janë shfaqur nën shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë Marchesa Fashion Show në Grand Central Station, më pas kanë shkuar në The Palladium Jewelry të Jacob & Co.