Durres – Grabitet agjensia e fluturimeve dhe transfertave te parave

Një agjensi e fluturimeve dhe e transfertave të parave është grabitur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10.00 te mengjesit ne afersi te Stacionit te Trenit. Sipas informacioneve dy persona të armatosur janë futur në agjensi dhe duke kërcënuar punonjësit kanë kryer grabitjen. Dy grabitësit pasi kanë mundur të marrin 4100 euro dhe 2300 dollarë janë larguar nga vendngjarja. Policia po bën të mundur identifikimin dhe kapjen e grabitësve. Forcat e policise mberriten ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur punen per te zbuluar identitetin dhe arrestuar autoret e vjedhjes.
Advertisement