Tiranë | Kuvendi miraton heqjen e imunitetit

Përkundër votave për miratim që mori imuniteti, paketa kushtetuese e propozuar nga opozita që lidhej me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, u rrëzua. Kuvendi rrëzoi me 63 vota kundër, 60 vota pro dhe 6 abstenime nismën ligjore të Partisë Socialiste. Pas një debati disa orësh në parlament socialistët e mbrojtën nismën e tyre kushtetuese duke argumentuar se qëllimi i saj është pavarësia e gjyqësorit nga politika dhe rritja e integritetit të gjyqtarëve. Mazhoranca nga ana e saj e kundërshtoi nismën e opozitës, e cila sipas saj synon të vendosë një “pakicë bllokuese”.