Prezantimi i nje projekti te ri per tregun industrial ne qytetin e Kukesit ka shkaktuar nje konflikt mes paleve te interesuara. Nje pjese e tregtareve kane kundershtuar kete projekt dhe kjo ka shkaktuar debate te forta gjate prezantimit. Arsyeja e kundershtimit eshte se ata kane bere investime ne tregun e vjeter kryesisht ne ambiente sherbimi. Ndersa pala tjeter ka investuar ne tregun e ri dhe kjo ka mjaftuar per t’i dhene rruge debatit. Ceshtja qendron e nxehte prej disa vitesh dhe drejtuesit e pushtetit lokal ne kete qytet asnjehere nuk kane patur forcen per ta cuar drejt rruges se zgjidhjes. Projekti i mbeshtetur me nje financim te huaj do te bente sistemimin e ketij tregu qe furnizon me prodhime industriale zonen e qytetit te Kukesit dhe fshatrat perreth.