Mbledhja e grupit të PS-së u mbajt me dyer të mbyllura nën drejtimin e kreut të grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci, pasi kryetari i PS-së Edi Rama ndodhet në Bruksel. Më parë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike edhe kryeministri Berisha njoftoi votimin e cështjes së imunitetit në ditët në vijim në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptare. Sot u mblodh konferenca e kryetarëve, e cila vendosi për mbledhjen nesër të parlamentit, ku pritet të shqyrtohen dhe draftet për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga mazhoranca dhe opozita. Kjo nismë e PD-së nuk arriti të miratohej në parlament në seancën e 6 gushtit, pasi opozita refuzoi të japë votën e saj, duke e kushtëzuar atë me miratimin më parë të draftit të propozuar prej saj që synonte një reformë në zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të larta të drejtësisë.