Durrës | Vritet Kryekomisari Adem Tahiraj, identifikohen autorët

Friday, December 5, 2025

Pas aktit kriminal autorët, tashmë të identifikuar, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Menjëherë, në vendngjarje, shkuan forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe drejtues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës vijojnë të ndjekin nga afër operacionin për kapjen e autorëve. Strukturat e Policisë së Qarkut Durrës, forcat RENEA, si dhe forcat e FNSH-së vazhdojnë punën intensive për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë: – Ilir Azem Xhakja, i datëlindjes 1974, -Ledio Ruzhdi Krasniqi, nipi i tij, që të dy banues në Katund Sukth. Shtetasi Ilir Xhakja ka patur një sërë precedentësh të mëparshëm kriminalë: – në vitin 1995 është dënuar me 1 vit burgim për plagosjen e shtetasit Dashamir L. – në vitin 1996 është akuzuar për vrasjen e shtetasve Gentian Petrit Gjoka dhe Petrit Lyti. – në vitin 1996 është dënuar me 6 muaj burgim për kanosje serioze për jetën ndaj shtetasit Ylli M. – më datë 15.05.2002, ka filluar procedimi për vrasje në territorin e Komunës Katund i ri Durrës. – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. Shtetasi Ilir Xhakja është arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit më datë 06.07.2007, por më pas u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në Kërrnajë, Tropojë, e banues në Tiranë, i martuar, me arsim të lartë. Ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite. Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën e lartë Kryekomisar.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -