Tiranë | PS angazhohet për heqjen e taksës së korrupsionit, kohës dhe referencat

Është një rrënim i mëtejshëm që duhet ndalur me çdo kusht”. Me këto fjalë u është drejtuar kryesocialisti Rama presidentit dhe drejtuesve të një kompanie e cila operon në fushën e tregtimit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre. Sipas drejtuesve të kompanisë vetëm në 10 muajt e fundit për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat gjendet ky lloj biznesi janë detyruar të shkurtojnë personelin me 30%, por edhe pagat e atyre që kanë mbetur në punë me 30%: “Fuqia blerëse ka rënë shumë, ndërsa vetë shteti ka humbur një TVSH në vlerë 14 milionë euro në vit.” Kryesocialisti Edi Rama është shprehur se PS në qeverisje do të zhdukë taksën e fshehtë të korrupsionit dhe se biznesi i madh i cili është gjenerator kryesor për ekonominë kombëtare do të marrë frymë lirisht: “Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse nga njëra anë ka një tkurrje dramatike të kapaciteteve dhe të gjenerimit të të ardhurave për veten dhe për shtetin në një pjesë dërrmuese të biznesit të madh, që vjen si rezultat i klientelizmit, i rënies së konkurueshmërisë, i korrupsionit. Së fundmi të dhënat ndërkombëtare për konkurueshmërisë janë dramatike, kemi humbur shumë shkallë, por nga ana tjetër në këtë biznes specifik ka një shqetësim shumë serioz për të gjitha ato çka thatë.”