Tiranë | Kryeministri Berisha: Rama të mos spekulojë me shifrat ekonomike

Duke folur në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Kryeministri iu referuar shitjeve në tregun shqiptar dhe për këtë ftoi liderin e opozitës të vizitojë sipërmarrjet private të deputetëve socialistë në Durrës për të konstatuar këtë fakt. Megjithatë, tha Kryeministri, nuk mungojnë edhe listat në dyqane, por që siç tha ai, po punohet për rritjen e punësimit. “Tregëtia është gjaku i ekonomisë dhe për njeriun s`ka asgjë më jetike sesa qarkullimi i gjakut. Kjo rritje dëshmon një rrijte të qartë të fuqisë blerëse në këtë vend. Unë mund tu them shqiptarëve se s`ka asgjë më të sigurtë sesa ajo që deklarojnë shitësit dhe tregëtarët. Pra qarkullimi i gjakut i ekonomisë shqiptare është në formën më të mirë. Dua t`i them kreut të PS-së se më është dukur i ngratë tek shkonte tek dyqanet e deputetëve të tij në Durrës. Ai të paktën të zgjidhte bizneset e tjera dhe jo të deputetëve të vet. Mos e politizo këtë. Ai është një biznes si gjithë të tjetrët. Unë nuk them se s`ka lista se ato ekzistojnë por unë them që po bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve dhe kjo është bërë e qartë në dritën e diellit. Në Shqipëri s`ka rrijte të papunësisë por rënie të saj” theksoi Berisha. Kryeministri i ka kujtuar sërish liderit të opozitës se propaganda me shifrat zyrtare të INSTAT rezultoi e kotë, pasi edhe të dhënat e institucioneve ndërkombëtare kanë treguar se Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike, pavarësisht krizës në Eurozonë. “Të kesh një rrijte të shitjes do të thotë një vëllim qartësisht më i lartë. Imagjinoni ju kur të tjerët kanë ulje progresive në rajon nga shitjet. Nuk është mirë të bësh deklarata pa iu referuar të dhënave zyrtare. Bënë një vit luftë dhe shpërndan akuza kundër INSTAT por çdo të bëjnë me institutet ndërkombëtare. Çfarë do të thonë për deklaratat e KE-së Shqipëria ka pasur rritje 4 përqind më të lartë se mesatarja e rajonit? Unë I them zotit Rama se sa bën betejë me statistikat më mirë shqyrtoji ato. Ti hedhësh ato poshtë vetëm se janë shqiptare por janë edhe ndërkombëtarët që e pohojnë këtë” shtoi Berisha. Ndërkohë që duke iu referuar rendit të ditës në këtë mbledhje, e konkretisht projekt-ligjit për burimet e energjisë së rinovueshme, Berisha vlerësoi faktin se Shqipëria ka platforma mitike ere. Ndërkaq Shefi i ekzekutivit njoftoi se do të miratohen një sërë vendimesh, ndër të cilat ai për infrastrukturën, furnizimin me ujë në Farkë.