Tiranë | Marrëveshja për kufirin detar, nuk ka negociata dhe grup negociatorësh

Ministri Panariti ka mohuar që mes Tiranës dhe Athinë ka negociata, dhe nuk ka vënë asnjë afat se kur do të ngrihen grupet e punës për të ndarë vijën bregdetare. “Ne e kemi njohur shtetin grek me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për paktin detar. Ky vendim e bën nul marrëveshjen e arritur më herët. Nuk ka negociata me Greqinë, por vetëm trajtesë teknike brenda Ministrisë së Jashtme. Është ngritur grup pune brenda MPJ për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme” tha ai. Por për deputeten Arta Dade as në të ardhmen kjo mazhorancë nuk ka më legjitimitetin të diskutojë çështjen e kufirit. Në komisionin e jashtëm, ministri Panariti raportoi edhe për prioritetet e Shqipërisë si kryesuse e Këshillit të Europës.