Vazhdojnë që prej dhjetorit protestat e dhunshme të anarkistëve në Greqi. Një grup anarkistësh kanë sulmuar gjatë natës 4 banka në periferi të Athinës dhe selinë lokale të partisë në qeveri, Demokracia e Re. Sipas të dhënave nga policia lokale rreth 20- 30 persona kanë thyer dritaret dhe dëmtuar bankomatët e instituteve të kreditove, ndërsa selia lokale e partisë Demokracia e Re është goditur nga bomba molotov. Personat kane mundur te largohen te qete, pa u ndaluar nga policia. Ditet e fundit ne kryeqytetin grek dhe qytete te tjera jane shtuar aktet e dhunes, qe pasuan protestat e dhjetorit, pas vdekjes se nje adoleshenti.