Tiranë | Ndryshimet Kushtetuese, ditën e premte dëgjesat

Në mbledhje u vendos, sipas propozimit të Partisë Socialiste që, seanca e dëgjesave të bëhet ditën e premte, duke filluar në orën 9.00, për të vazhduar sipas grupeve dhe më pas, në mbyllje, shqyrtimin e relacionit të relatorëve. Relatorë u caktuan z. Pandeli Majko nga Partia Socialiste dhe znj. Paulina Hoti nga Partia Demokratike.