Këtë radhë ajo ka bërë një të ri dhe nuk ka hezituar t’a publikojë menjëherë në Twitter. Këtë radhë ‘umbrella girl’ ka vendosur të bëjë një tatuazh në të cilin shfaqet Perëndesha egjiptiane Isis dhe e ka bërë pikërisht poshtë gjoksit të saj. Këngëtarja ka thënë se tatuazhin e ka bërë në nder të gjyshes së saj e cila vdiq tre muaj më parë. Në momentin e publikimit të fotos Rihanna ka postuar dhe këtë koment: ” Perëndesha Isis – grua e kompletuar – model për gjeneratat e ardhshme. GranGranDoolly, gjithmonë në zemrën time”. Duke qënë se çdo moment të rëndësishëm të jetës së saj ajo e shoqëron me ndonjë shënim në trup, shkrime apo simbole edhe këtë radhë nuk mund të mungonte një i tillë, i cili i referohej pikërisht gjyshes së saj të dashur.