Pakistan – 40 viktima nga sulmi ne stacionin e policise

Bilanci i viktimave në stacionin e policisë në Pakistan sa vjen e rritet. Sipas mediave ka shkuar në 40 numri i viktimave në qendrën e policisë e cila u sulmua nga persona të armatosur me armë dhe granata dore. Autoritetet thone se personat e armatosur hapen zjarr ndaj policeve qe po pergatiteshin per stervitje. Pas kesaj pasoi nje shkembim i madh zjarri. Nga te dhenat e para qe u jane marre deshmitareve duket se agresoret hyne ne akademi te veshur me uniforme policore.  Ky sulm vjen nje muaj pas atentatit qe iu be ekipit te kriketit te Sri Lankes ne Lahore.
Advertisement