Tiranë | Nisma e PS për ndryshime Kushtetuese shqyrtohet pas dy javësh

komisioni-i-ligjeve

Këshili miratoi me shumicë votash kërkesën e kryetarit të komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili kërkoi dy javë kohë për shqyrtimin e kësaj nisme. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli tha se, “Dua që ta kem diskutimin sa më profesional, nuk i futem thelbit të çështjes, prisja prezantim të thelluar e profesional e krahasues. Ne duam kohë racionale, të mund t’i lexojmë me seriozitet, t’i vlerësojmë e të japim një gjykim profesional” u shpreh Rusmajli. “Për një ligj kaq të rëndësishëm minimumi na duhen 2 javë. Për një ligj të thjeshtë që ne kemi diskutuar dikur në këtë komision, kolegët socialistë kanë kërkuar 10 ditë. Besoj se do kemi mirëkuptimin e tyre, 2 ose 3 javë na duhen sepse shumëkush prej nesh nuk e ka lexuar draftin”, tha Edi Paloka. Në nisje të seancës deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj bëri të ditur programin e punës për këtë paketë amendamentesh, duke i dorëzuar kërkesën kryeparlamentares Topalli. Xhafaj kërkoi që brenda datës 15 shtator të zhvillohen seancat dëgjimore, dhe më tej shqyrtimi nen për nen dhe më pas miratimi në seancë brenda datës 30 shtator. Socialistët kërkuan që në seancat dëgjimore të ftohen edhe krerë institucionesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Relatori i Partisë Socialiste, Pandeli Majko kërkoi që diskutimi për propozimet e PS-së të jetë një diskutim qytetar dhe jo politik. “Ne nuk duam që ky të jetë një diskutim politik, por pjesë e një diskutimi të gjerë të detajuar me pyetje dhe përgjigje. Ne jemi të hapur për çdo lloj propozimi, diskutimi apo ndryshimi që do të ofrohet nga ana juaj.”- deklaroi Majko.  

Advertisement