Turivarura Vic

Dihet që ajo nuk ka qenë dhe fort pro ribashkimit me Spice Girls për një performancë speciale në Lojërat Olimpike 2012, por tashmë kemi edhe provat për këtë. Mel B ka postuar disa fotografi në faqen e saj në Twitter ku së bashku me Emma Bunton, Mel C dhe Geri Halliwell janë duke ja kaluar mirë, duke qeshur me njëra-tjetrën, ndërkohë që Victoria qëndron turivarur. E distancuar nga vajzat e tjera të grupit, Victoria e veshur në të zeza e tregon mjaft mirë se nuk ka qenë aspak e lumtur me këtë eksperiencë, ndërkohë që vajzat e tjera duket se po ja kalonin për mrekulli. E çuditshme… Duke gjykuar nga fotot një gjë është e sigurt: nuk do të ketë më ribashkim të Spice Girls, të paktën jo me Vic! Ja shihini dhe ju fotot e do të n’a jepni të drejtë. 


Spice Girls dhe vic turivarur

Advertisement