Tiranë | Topalli: statusi i kandidatit kërkon votimin e ligjeve

topalli seanca e pare

“Miratimi i ligjeve nuk i bën nder as mazhorancës, as qeverisë, por i shërben vendit. Jam e bindur që shqiptarët në 100-vjetorin e Pavarësisë e meritojnë të kenë një përgjigje pozitive për marrjen e statusit dhe që të ndodhë kjo duhet të jemi të bashkuar, pasi disa ligje themelore kërkojnë me domosdoshmëri dhe votën e opozitës, pasi janë detyra që BE i ka vënë ligjvënësve shqiptarë”, u shpreh kryeparlamentarja. Në fillim të fjalës përshëndetëse në çeljen e sesionit ri, Topalli tha se në stinën e vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë, çdokush duhet të ndihet i privilegjuar që është ulur në këtë sallë dhe duhet të inspirohet nga atdhedashuria e atyre që një shekull më parë nënshkruan aktin e Pavarësisë. Kryetarja e Kuvendit falenderoi çdo deputet, që siç tha ajo “ka bërë punën dhe i ka qëndruar betimit, duke vendosur interesin e madh publik mbi çdo interes tjetër”. “Kryefjala e kësaj legjislature ka qënë dhe do të mbetet reforma. Reformë do të thotë ndryshim dhe përmirësim. Misioni ynë gjatë këtyre viteve ka qënë t’i japim qytetarëve ndryshimin dhe përmirësimin e jetës dhe reforma do të vazhdojë të mbetet axhenda e kësaj legjislature”, tha ajo. Ajo vlerësoi deputetët që në sesionin paraardhës miratuan një sërë ligjesh që i kontribuojnë zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.  

Advertisement