Një operacion i koduar “Rrëshqitja” i ndërmarrë nga forcat e policisë të antikrimit të qarkut të Gjirokastrës ka prangosur dy persona dhe ka sekuestruar 50 kg marihuanë. Sipas informacioneve janë arrestuar shtetasit Izet Boçka dhe Fatmir Jashari të cilët u kapën duke transportuar sasinë e drogës në dy çanta me destinacion Greqine. Policia gjithashtu ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një kallashnikov dhe një pistoletë të cilat u gjendën në momentin e arrestimit.