Tiranë | Ndëshkim për tregtuesit e mishit pa kritere

petrit vasili

Nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili, gjatë inspektimit në disa prej këtyre subjekteve u shpreh se, “policia bashkiake ka marrë urdhrin e prerë që të veprohet ndaj të gjithë atyre që kryejnë therje në rrugë, jashtë çdo lloj kushti higjeno- sanitar, në rrezik të plotë të shëndetit publik, po njëkohësisht dhe në mënyrë të shëmtuar”. “Do të bëhet largimi i menjëhershëm me mirëkuptim apo dhe forcërisht sepse kjo lloj shëmtie publike nuk do të tolerohet më”, tha ai. Sipas tij, rreth 18 subjektet që tregtojnë mish janë regjistruar pranë bashkisë për të shlyer të gjitha detyrimet. “Janë evidentuar të gjithë aktivitetet, është evidentuar në radhë të parë dhe janë marrë në sitë 76 aktivitetet siç deklaruam më parë, të cilat ishin pa asnjë dokumentacion. Pozitiv ka qenë reagimi i 18 prej tyre që janë regjistruar, për të tjerat javën që vjen do të vazhdojnë të jenë në monitorim të rreptë”, tha Vasili. Aksionet do të vazhdojnë edhe në javët në vazhdim kanë paralajmëruar autoritetet e bashkisë, edhe në zonat më periferike të Tiranës.  

Advertisement