Lushnje – Arben Laze do te hetohet nga Prokuroria e Lushnjes

Presidenti i skuadres se futbollit te “Elbasanit”, Arben Laze, i arrestuar disa muaj me pare per trafik droge nga Prokuroria e Krimeve te Renda, do te hetohet nga Prokuroria e Lushnjes. Hetuesit e ceshtjes nuk kane gjetur elemente te vepres penale te trafikut te droges, ndersa po diskutohet qe akuza qe mund te rendoje ndaj Lazes eshte shperndarja e lendeve narkotike. Megjithese lenda narkotike po transportohej nga Elbasani ne Fier, hetuesit nuk kane mundur te gjejne prova nese heroina eshte futur ne Shqiperi nga ndonje vend fqinj. Kjo ka sjelle dyshime se lenda ishte per konsumim te brendshem. Sipas hetuesve, dosja po diskutohet dhe do te merret nje vendim perfundimtar, ku me e mundshmja eshte kalimi ne Prokurorine e Lushnjes, per hetime te metejshme.
Advertisement